Këngëtari i hitit ‘Beatiful Life’, fitues i ‘Next Star 2013’ në finalen e Kënga Magjike ka thënë se origjina e tij është nga Shqipëria.
Omar Arnaout perfomoi disa nga këngët më të njohura të tij festivalin më të përfolur shqiptar mirëpo kjo nuk është e vetmja arsye pse ai zbarkoi në Tiranë.
Omar ka xhiruar edhe klipin e tij më të ri në bashkëpunim me Ardit Çunin i cili në Kënga Magjike 2015 u prezantua me një këngë të punuar nga kompozitori që krijoi ‘Euphoria’ të Loreen.
Arnaout ka përfunduar xhirimet dhe pasdite pas pjesëmarrjes në ‘E diela Shqiptare’ është kthyer për të vazhduar projektet që ka nisur në vendlindje.