Deklarata e fundit e Sarës sqaron zërat për një ndarje të mundshme nga DJ PM

By

Sarah Berisha dhe DJ PM shpejt u bënëe një nga ciftet më të dashura të publikut që nga jetesa e tyre e përbashkët në shtëpinë më të famshme “Big Brother VIP Albania”.

Dashuria e tyre e bukur e historisë vazhdoi edhe nga dalja e tyre na shtëpia dhe çifti po jetojnë ditët më të bukura së bashku.

Ndonëse kur çifti u ribashkuan pas BBV jashtë ishin shumë aktivë në rrjete sociale me postime të përbashkëta, intensiteti i postimeve ka rënë dukshëm ditëve të fundit cka nxiti edhe zërat se ata janë ndarë.

Mirëpo e vërteta nuk qëndron kështu dhe ishte Sarah ajo që sqaroi gjithcka në një intervistë për “Wake Up” në Top Channel.

“Jemi më pak aktivë në Instagram, nuk postojmë shumë bashkë. Ne kemi menduar që duam të jemi pak më privat, duam ta shijojmë kështu. E kuptoj që ndjekësit duan të na shohin sa më shumë bashkë. Nuk e kisha imagjinuar që mund të kishim këtë lloj dashamirësie nga publiku. Mua më pëlqen kjo gjë, më pëlqen mbështetja që më japin.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm