Incidenti me fansin në koncert, kërkon falje Graniti, menaxheri i Melindës!

By

Një moment i pakëndshëm ku një fans nuk e lëshon me forcë Melindën për disa sekonda gjatë performimit të saj në një prej koncerteve të shumta u shndërrua viral këto ditë.

Sjellja tërësisht e papërshtatshme e personit të pranishëm në koncert u pasua me reagimin e sigurimit dhe të menaxherit të këngëtares shumë të suksesshme.

Ky i fundit, Graniti, është sqaruar ditën e sotme përmes një reagimi të gjatë në rrjetin social Instagram.

Duke folur mbi incidentin ai mes tjerash u shpreh:

“I kërkoj ndjesë djalit për ‘sulmin’ që e kam bërë në koncert. Të gjithë ju që më ndiqni dhe keni pak ose shumë informata për Granitin, jeni në dijeni që në shtatë vite si menaxher i këngëtareve dhe në shtatë vite karrierë me koncerte të panumërta nuk më ka ndodhë një gjë e tillë kurrë. Nuk kam qejf të jem titull i portaleve, gjithmonë kam pasur dëshirë të rri prapa kamerave ejo të dalë në publik e aq më pak me kësi gjëra negative. Po ju them që është skandali im i parë dhe ju premtoj që do të jetë i fundit. Ka qenë tmerruese, pasi në mendjen time dhe në profesionin tim primar kemi artistin/en. Ka qenë punë sekondash dhe kam menduar që fansi do e ngrehë nga vetja Melindën dhe do t’i bëjë diçka shumë të keqe.”.

Tutje, Graniti i cili ka precizuar gjendjen e dehur të personit të pranishëm, ka kërkuar falje.

Reagimin e tij të plotë, i cili definitivisht duhet duartrokitur e gjeni në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm