Të gjithë meritojnë një të dashur kaq të kujdesshëm si ky i Rita Orës! (VIDEO)

By

Megjithëse nuk ka një çmim Oscar për të dashurin më të mirë, Taika Waititi me siguri do të ishte një pretendent nëse do të kishte.

Regjisori tregoi se ishte një partner mbështetës teksa ecte në tapetin blu me të dashurën Rita Ora në festën e mbrëmshme të Oscars. Atje, Ora pozoi për foto ndërsa kishte veshur një fustan të zbukuruar nga koleksioni i vjeshtës 2022 i Miss Sohee – por jo përpara se Waititi të përkulej për të rregulluar bishtin e saj.

Videot e kapura në këtë ngjarje tregojnë regjisorin e “Jojo Rabbit” duke tërhequr butësisht fundin e bishtit të saj, më pas duke bërë me shenjë që fotografët të vazhdojnë të shkrepin fotot.

Shihni më poshtë videon e kapur nga momenti i bukur. /Prive.al



Artikuj të ngjashëm