UNUM Festival shpalos emrat e rinj të edicionit të këtij viti

By

Festivali UNUM është një festival shtëpie dhe tekno, që rikthehet për herë të tretë në brigjet e Shëngjinit, Shqipëri.

Për të gjithë ju që akoma nuk keni mundur të vizitoni festivalin më të madh në vend, apo doni të riktheheni sërish, tani keni mundësi që të bëheni pjesë e festivalit nga data 1 deri më datë 6 qershor.

Tanimë janë bërë publikë dhe emrat e artistëve që do të përformojnë gjatë netëve të festivalit.

Nën shoqërinë e tingujve të muzikës të emrave më të mëdhenj botërorë siç janë: Seth Troxler, Ricardo Villalobos, Paco Osuna, Mathew Jonson, Shimza, Butch, tINI, Dyed Soundorom, Raresh, Rhadoo, Ilario Alicante, Priku, Praslea si dhe mbi 80 artistë të tjerë, 3 skena dhe 90 DJ, ju do të kaloni netët më të paharruara të jetës suaj.

Në postimin e mëposhtëm mund të shihni listën e plotë e artistëve që do të performojnë:

“UNUM Festival” ju mirëpret nga data 1 deri më 6 qershor 2022! /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm