Kjo artiste është shqiponja e skenës shqiptare sipas Rezarta Shkurtës

By

Rezarta Shkurta ka shkruar fjalë të mëdha për kolegen dhe miken e saj, Soni Malaj.

Ajo hyri në Instagram për të ripostuar një video të kësaj të fundit, shkëputur nga përgatitjet e saj për t’u paraqitur në Kënga Magjike.

“Si ta shpreh me fjale shpirti adhurimin qe kam per ty @soni_malaj ?
Super vokal por jo vetem , me super performanca nga me te ndryshmet ne keto 22 vite karriere!
Ende pa nxjerre notat te flet fytyra, pasqyre e shpirtit tend te bukur, e te ndjeshem. Per te gjithe ata qe te njohin nder vite e dijne se ti di te besh vetem mire dhe kjo te ben akoma dhe me e bukur seç je!
Ke ngritur nje karriere gjaku, mundi, ne nje Shqiperi te varfer pa shkelur asnjeher ne parimet e tua, pa shkelur asnjeher te njerzit qe te rrethojne per tu kacavjerrur suksesit sic ne jemi deshmitare per shume e shume… Prandaj per mua je Shqiponja e skenes Shqiptare!
Krenare , Unike”, ka shkruar Rezarta.

Sigurisht se nuk ka munguar as falënderimi i Sonit e cila komentoi poshtë videos duke thënë: “Ti e di qe une nuk jam shume e mire per te shprehur ate cfare ndjej me fjale… Di te them vetem qe je ne cdo moment te mire dhe te keq ,prane meje”.

Theksojmë se Soni Malaj konkurron në Kënga Magjike me këngën “Shije tradhtie”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm