Donaldi në konflikt me produksionin e Top Channel? Reagon Arbana Osmani

By

Prezantuesja e spektaklit të “Big Brother” ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram për të sqaruar të gjitha të përfolurat që po qarkullojnë pas përfundimit të reality show.

Osmani thotë se një konflikt nuk ka ekzistuar asnjëherë nga asnjëra palë dhe për më tepër falënderon Donaldin për emocionet që ka dhuruar.

“Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm “kundër” nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë.”- shkruan Arbana Osmani në Instastory. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm