Lajm i mirë për adhuruesit e filmit “365 ditë”: Konfirmohet pjesa e dytë

By

Filloi të shfaqet në kinema në shkurt e më pastaj u kthye në fenomen sapo u publikua në Netflix.

“365 ditë” është filmi hit i cili mori kritika pozitive e madje disa kritikë e vlerësuan më lart se “Fifty Shades of Grey”.

Historia e Laurës e cila kidnapohet nga Massimo, një shef mafie që kishte rënë në dashuri me të 5 vite më herët. Ky i fundit i ofron Laurës 365 ditë që të bie në dashuri me të, nëse nuk ndjen për Massimon ajo do të lirohet.

Një dramë e gërshetuar me erotikën ka bërë që të shikohet miliona herë por që të gjithë nuk u ngopën vetëm me një pjesë.

Produksioni ka konfirmuar se “365 ditë” do të ketë dhe pjesën e dytë e cila pritet të xhirohet pas kalimit të pandemisë teksa publikimi mund të vonoj deri më 2022./Prive.al

Artikuj të ngjashëm