Zvicra, destinacioni i radhës për cilin çift ?!

By

Vazhdojnë të përdorin taktikën e mos shfaqjes zyrtarisht në publik. Madje, përjashto një foto të sigurar nga Prive, nuk shihen duke pozuar bashkë pothuajse askund duke u shfaqur tejet të ‘izoluar’.

Megjithatë, më nuk po mund të fshihen. Lideri i Babastars Getoar Selimi dhe prezantuesja Marina Vjollca janë zënë sërish mat në Zurich të Zvicrës ku po qëndrojnë për disa ditë marrë shkas nga angazhimet profesionale të reperit.

Madje prezantuesja në Instagram postoi një foto nga pushimet në Zurich ku shihej vetëm teksa pyeste fansat që t’ia qëllojnë se ku është.

Duket se Marina ka zgjedhur të kalojë kohë me të dashurin teksa Luana, po qëndron në Belgjikë tek motra tjetër Vjollca. /Prive.al/

1448620689234

Artikuj të ngjashëm