Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit live të ‘Big Brother Vip’, kur Fifit i ra të fikët, pas një debati mes saj dhe opinionistes Balina, ka ardhur reagimi i motrës së këngëtares.
Pas debatit mes këngëtares dhe Balinës, ku kjo e fundit i tha Fifit që të mos ndërhyjë mes lidhjes së Sarës dhe Pajtimit dhe se gjithë këtë po e bën për vëmendje, Fifi reagoi ashpër ndaj këtyre fjalëve dhe kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia, kur papritur në atë moment i ra të fikët.
Motra e Fifit, Edona, shkruan në një postim në Instastory se këngëtarja është njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe se sinqeriteti i saj po keqpërdoret.
“My strong sister. Më fal që nuk jam aty ta mbaj dorën dhe të të them se je njeriu më i drejtë dhe me zemrën më të madhe dhe sa keq më vjen që sinqeriteti jot është keqpërdorur aq shumë. U luta shumë të thuash se dua të dal, për të vetmen arsye se mka marr malli shumë për ty dhe u gëzova që nuk e the se e di që do të reflektosh dhe do i bindësh të gjithë se je një shpirt artisti. Është e vërtetë se nuk të duhet fitorja e Big Brother përpara shëndetit tënd, po është diçka që do e kalosh. Ke kaluar shumë sfida më të rënda dhe jam e bindur se do e përballosh këtë. Të dua shumë”, shkruan ajo.