Adele e Jennifer Lawrence garojnë me njëra tjetrën: Kush pi më shumë – dhe ja kush FITOI

By

Ata që po e kalonin mbrëmjen e së premtes në një bar homoseksualësh në Pieces në New York City, u surprizuan shumë kur këngëtarja e famshme Adele dhe aktorja Jennifer Lawrence, u shfaqën.

28 vjeçarja fituese e çmimit Oscar dhe 30 vjeçarja fituese e çmimit Grammy, dolën në skenë dhe participuan në një garë pijesh, të cilën sigurisht e fitoi Jennifer.

Pasi Jennifer e fitoi garën se kush pi më shumë alkool, Adele me shaka i tha asaj: “Ti je e fejuar, ti as që do duhej të ishe këtu”.

Ndërsa kur Adele u pyet nga të pranishmit se cfarë po bën këto ditë, ajo tha: “Aktualisht, për momentin jam nënë që rri në shtëpi”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm