Aksident në Prishtinë: Njëra nga veturat e dëmtuara është ajo e kreatores shqiptare

By

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dragodan të kryeqytetit ndërsa tri vetura janë përfshirë në këtë aksident.

Në fotografitë e siguruara nga Lajmi.net shihet edhe dëmi që është shkaktuar.

Lia Stublla, dizajnerja e njohur kosovare, ka njoftuar se njëra nga veturat ka qenë e saj. Ajo ka treguar disa detaje se si ka ndodhur incidenti.

“Gjatë natës së mbrëmshme një vajzë e pirë me veturë Range Rover i ka dëmtuar veturat në parking. E rëndësishme qe nuk ka të lënduar”, ka shkruar Stublla në përshkrimin e fotografisë të cilin e ka publikuar në rrjetin social Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm