Missi Tuti Sejdiu tani e tutje do të dhurojë buzëqeshje të vërteta

By

Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu krahas përgatitjeve dhe punëve që i sjell epiteti i Miss-it duket se po gjen kohë edhe për të tjera angazhime.

Ajo ka nisur një rrugëtim të ri që duhet komplimentuar.

View this post on Instagram

A post shared by 𝗠𝗜𝗦𝗦 𝗧𝘂𝘁𝗶 𝗦𝗲𝗷𝗱𝗶𝘂 (@tuti.sejdiu)

Bukuroshja ka themeluar iniciativën “Dhuro buzëqeshje”.

Kjo nismë humanitare do t’iu gjendet pranë kategorive të ndryshme shoqërore të cilat janë në nevojë.

Në videon e parë të ndarë me ndjekësit ku është bërë shpërndarja e karrocave për personat me aftësi të kufizuara, Tuti mes tjerash është shprehur:

“Një jetë me kuptim te plotë nuk është duke qenë i pasur, duke qenë i njohur , duke qenë shumë të arsimuar ose i përsosur. Bëhet fjalë për të qenë i vërtetë, i drejte duke qenë i barabartë, duke qenë në gjendje për të ndarë kohen me te tjerët dhe të prekin jetën e të tjerëve. Vetëm atëherë ne mund të kemi një jetë të plotë, të lumtur dhe të kënaqur.”

Përgëzime Tutit! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm