Pandora Papers: Publikohen emrat e famshëm të përfshirë në skandal

By

Miliona dokumente zbulojnë marrëveshje dhe asete të më shumë se 100 miliarderëve, 30 udhëheqësve botërorë dhe 300 zyrtarëve publikë, përfshirë këtu edhe personazhe të industrisë së argëtimit.

E quajtur “Pandora Papers”, dokumentet përfshijnë 11.9 milionë skedarë nga kompanitë e punësuara nga klientë të pasur për të krijuar struktura jashtë vendit në parajsat tatimore si Panamaja, Dubai, Monako, Zvicra dhe Ishujt Kajman.

Ata ekspozojnë çështjet sekrete jashtë vendit të 35 liderëve botërorë, duke përfshirë presidentët aktualë dhe ish, kryeministrat dhe krerët e shteteve. Ato gjithashtu hedhin dritë mbi financat sekrete të më shumë se 300 zyrtarëve të tjerë publikë si ministrat e qeverisë, gjyqtarët, kryetarët e bashkive dhe gjeneralët ushtarakë në më shumë se 90 vende.

Mes politikanëve e liderëve botërorë, në dosjet e Pandora Papers ka edhe personazhë të njohur shoëbizi e sporti. Mësohet se deri më tani janë zbuluar vetëm tre prej tyre.

E para është këngëtarja kolumbiane Shakira, emri i plotë i të cilës ëhstë Shakira Isabel Mebarak Ripoll. Avokati i Shakirës tha, që llogaritë e saj ‘offshore’ janë të deklauara dhe nuk i kanë sjellë asaj ndonjë avantazh përsa u përket tatimeve.

Një tjetër personazh është ish-super ylli i cricket-it Sachin Tendulkar nga India. Avokati i këtij të fundit nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Personazhi i tretë është supermodelja Claudia Schiffer. Përfaqësuesit e Schiffer thanë se supermodelja i paguan saktë taksat e saj në Mbretërinë e Bashkuar, ku dhe jeton.

Sot The Guardian në bashkëpunim me disa media të tjera ndërkombëtare zbuluan liderët botërorë që kanë fshehur pasuritë në parajsat fiskale, në total, 11.3 trilionë dollarë pasuri.

Artikuj të ngjashëm