Ku mbeti Dhurata Ahmetaj ?!

By

Pauza e saj nga skena muzikor bëri shumë bujë. Largimi nga kompania e Bleros dhe mungesa e saj u përfolën gjerë e gjatë në media.

Por, në muajin Korrik, Dhurata erdhi më në fund me projektin e saj të ri të titulluar ‘Bone pa mu’.

Që nga ajo kohë megjithëse u paralajmëruan projekte të reja dhe bashkëpunime, Dhurata nuk po jep sinjale duke postuar thjesht foto nga përditshmëria.

Nuk dihet nëse këngëtarja po punon në heshtje për një krijim të ri muzikor mirëpo ajo që dihet sigurtë është se skena nuk të lejon luksin e pauzave të gjata sepse dhjetëra emra presin ‘në radhë’ për të kapur suksesin e tyre. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm