Këto janë përfitimet e përdorimit të uthullës së mollës

By

Uthulla e mollës është produkt i popullarizuar i mjekimeve natyrore. Dietologia Carol Johnston ka studiuar efektet e acidit acetik, përbërësi kryesor i uthullës, në nivelet e glukozës në gjak diabetik, që nga viti 2004. Sipas saj asnjë uthull, përfshirë atë të mollës, nuk është treguar në studime që ndryshon ose parandalon diabetin.

Por studimet tregojnë se acidi acetik mund të përdoret si një mjet për të ndihmuar njerëzit të ulin sheqerin në gjak. Nuk është vetëm ajo e mollës, përgjigja antiglicemike mund të nxitet nga çdo lloj uthulle: uthulla e kuqe dhe e bardhë, uthull shege apo edhe uthull e distiluar e bardhë.

“Nëse subjektet e mia të studimit hanë niseshte dhe shtojnë uthull, glukoza në gjak do të ulet. Por nëse ata pinë ujë me sheqer dhe shtojnë uthull, asgjë nuk ndodh. Ndihmon vetëm nëse jeni duke konsumuar niseshte “. tha Johnston. Por sipas dietologes kur zgjidhni të përdorni uthull molle, sigurohuni që ta konsultoni mjekun .

E përdorur për shekuj me radhë për të ruajtur artikujt ushqimorë si turshitë, uthulla tani po bëhet e njohur edhe si një ruajtës natyral edhe për mishin e përpunuar dhe artikujt e shpendëve. Shumica e turshive në shtëpi kanë 5% uthull të bardhë të distiluar sepse nuk ndryshon ngjyrën e perimeve apo frutave, por uthulla e mollës është një zgjedhje e njohur për shkak të aromës së saj të ëmbël dhe me shije fruti. Uthulla e mollës por edhe të tjerat përdoren edhe si si larës ushqimi për të zvogëluar bakteret ose viruset në sipërfaqen e frutave dhe perimeve.

Artikuj të ngjashëm