Konfirmohet bashkëpunimi i radhës i Dafina Zeqirit (FOTO)

By

 Të martën, Dafina Zeqiri, bëri të ditur kopertinën e albumit të ri “Dafinëmoj”, duke konfirmuar kështu që së shpejti fansat e këngetares do të mund të dëgjojnë me shumë këngë nga ajo.

Në ndërkohë në Instastory të hënën, Zeqiri ka postuar një foto të LumiB, nga një studio muzikore me mbishkrimin “Dicka po zihet”, të shoqëruar me #Dafinëmoj. Siç duket albumi do të ketë edhe një bashkëpunim me këngëtarin e “Hi lumi”.

Kujtojmë se verën e vitit 2018 këngëtarët kishin publikuar “Kalon”, e cila numëron mbi 66 milionë shikime në youtube.

Artikuj të ngjashëm