Pas ndarjes së bujshme, ish-partneri i Adrolës shfaqet partneren e re

By

Statusi personal i Adrola Dushit ka qenë goxha një pikë me interesim për mediat.

Me po të njëjtin intensitet, flitet edhe sot, veçanërisht mbi ‘lëmshin’ e supozuar me Capital T që deri sot nuk ka marrë përgjigje nga të përfshirët në të.

View this post on Instagram

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

Por, ‘keq’ s’ka mbetur as partneri i dikurshëm i bukuroshes, Adisi.

Atij kohë pas kohe i janë veshur emra të njohur të vajzave shqiptare.

Është ende e freskët historia e supozuar me Antonetën e edicionit të parë të “Përputhen”. Dyshimet verën e kaluar nisën nga postimet në vende të përbashkëta të dyshes.

Por, duket se një tjetër bjonde i ka marrë zemrën.

Adisi ka postuar një video në Instagram ku shkëmben puthje me atë që dyshohet se është partnerja e tij e re. Fatkeqësisht, për shkak të filtrit nuk identifikohet qartë por shkaku i tatuazhit në dorë është e sigurtë që s’bëhet fjalë për Antoneta Koçin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm