Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka disa fjalë për të

By

Alex Rodriguez duket që e ka pranuar ndarjen nga Jennifer Lopez, duke thënë në një intervistë të re se ai është mirënjohës për jetën e jashtëzakonshme që kishte me ish të fejuarën e tij.

“Kam pasur pesë vjet të një jete dhe partneriteti të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu me vajzat e mia, kemi mësuar shumë,” u shpreh ai për ‘Enterainment Tonight’ në një intervistë të botuar të martën.

Alex shtoi se ai dhe vajzat e tij Natasha dhe Ella, tani kanë “mundësinë për ta marrë atë dhe për të ecur përpara dhe për të thënë, e dini çfarë? Ne jemi kaq mirënjohës për pesë vitet e fundit, si t’i bëjmë pesë vitet e ardhshme më të mira për shkak të mësimeve të nxjerra?”.

“Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku më ka vendosur vërtet Zoti, dhe me të vërtetë po pres për të ardhmen. Kryesisht për të parë sesi vajzat e mia po zhvillohen”.

Ndërkohë, Jennifer Lopez që nga ndarja e tyre fshiu të gjitha fotot e përbashkëta nga Instagrami i saj gjatë fundjavës.

Lopez tani është kthyer sërish në krahët e Ben Affleck.

Në mars, Page Six raportoi ekskluzivisht se Rodriguez dhe Lopez e anuluan fejesen e tyre.

“Ne e kemi kuptuar se jemi më mirë si miq dhe mezi presim të mbetemi të tillë,” thanë ata.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri -tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. I urojmë më të mirën njëri -tjetrit dhe fëmijëve të njëri -tjetrit”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm