Vjeshta që rikthen programet televizive premton një super-sezon.
Kjo mes tjerash edhe falë projektit “Big Brother VIP” i cili pas paralajmërimeve, shtyrjeve nga viti në vit për arsye të ndryshme, më në fund sheh dritën e nisjes në muajin tetor.
Që nga momenti që është dhënë drita e gjelbër për sezonin e ri, rrjetet sociale kanë gëluar duke sugjeruar emrat të cilët do të jenë pjesë.
Ndër ta ishte edhe emri i ish-protagonistes së sezonit të parë të “Për’puthen”, Ina Kollçaku.
Por, ajo u dha fund spekulimeve duke mohuar pjesëmarrjen e saj teksa i përgjigjej pyetjes së një ndjekësi.
“Sigurisht që jo! Unë kam një jetë shumë intensive oas ekranit dhe nuk jam as do jem kukull televizive ndonjëherë”, u shpreh ajo. /Prive.al