Sipas Lori Hoxhës: Si të humbni disa kilogramë para pushimeve?

By

Lori Hoxha shpeshherë realizon sesione pyetjesh përgjigjesh me ndjekësit e saj në Instagram.

Ajo ndan zbulon shumë detaje të mënyrës së jetesës dhe veshjeve që preferon.

Një nga ndjekësit e pyeti nëse ajo ka një këshillë për të humbur disa kilogramë pak para pushimeve, dhe ajo kishte një përgjigje bazuar në eksperiencën e saj.

“Unë e bëj këtë vetëm në rastet kur kam nevojë të ndihem pak më e lehtë. I bazoj vaktet në proteina dhe ha jeshillëqe (sallatë ose perime). Me pak fjalë, vezë, pulë, biftek, peshk dhe një sallatë jeshile. Kufizoj marrjen e karbohidrateve dhe 0 sheqer”, shkroi ajo duke ndarë një tjetër “sekret” të sajin.

Kujtojmë se së fundmi trashëgimtarja e “Top Media-s” ishte e ftuar në Prive në një intervistë ekskluzive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm