Shkëndije Mujaj për nënën e ndjerë: “Nëse mendoni se nuk komunikoj me nënën, gaboheni”

By

Në shkurt të vitit 2019, u nda nga jeta nëna e ish-këngëtares, Shkëndije Mujaj. Lajmin e kishte dhënë vetë ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo shkruan se edhe pse në një tjetër botë, ajo akoma komunikon me nënën e saj.

“Nese mendoni që nuk kam komunikim me Nënen time gaboheni! Për Allahun ësht gjdo gjë e leht. Secili prej jush mund te ket qasje me njerz te dashur ku neve jemi ndar vetëm përkohsisht ! Ata jan ne Realität ndersa neve jemi në Test dhe ëndërr te shkurter”, shkrua ajo ndër të tjerash në postimin e saj ku ndau edhe një fotografi me nënën e saj të ndjerë.

Kujtojmë së Shkëndija ishte e ftuar së fundmi në Prive për një rrëfim ekskluziv mbi jetën e saj. Ajo zbulon në detaje vendimin e saj të mbulohej dhe t’i përkushtohej me devotshmëri islamit.

Ndiqni të plotë intervistën e saj nga Zvicra. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm