BimBimma përgjigjet: “A do të ketë ribashkim të grupit NR?”

By

Të gjithë njohin hip-hop grupin e famshëm kosovar NR (urbaNRoots).

Grupi që përbëhej nga 4 artistë, BimBimma, Real 1, Ergen dhe DJ Blunt lansoi shumë këngë aso kohe, por një nga hitet e tyre të pavdekshme është padyshim “Afrim Roboti”.

4shja artistike u bënë bashkë rreth vitit 2001, për tu ndarë më pas në vitet 2005-2006.

Sipas BimBimma-s epoka më e mirë e repit shqiptar ka qenë dhe do të jetë një – epoka e NR-arave.

I ftuar këtë të shtunë në rubrikën “Kutia e Pyetjeve” në Prive, reperi u përgjigj në shumë pyetje të fansave të tij.

Natyrisht që pyetja se “a do të ribashkohen NR-arat për një projekt të ri”, nuk mungoi dhe reperi u përgjigj.

Ndiqni të plotë intervistën e mëposhtme. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm