Japonia është hijeshuar nga lulëzimi i qershisë – Çfarë simbolizojnë lulet e saj?

By

Qershitë në lulëzim janë kthyer tashmë në simbol të Japonisë. Është një moment i vitit që zgjat rreth dy javë në vendin ku lind dielli dhe që turistë nga e gjithë bota e vizitojnë.

Për vendasit, ky spektakël i mrekullueshëm nuk është vetëm symbol i rilindjes së natyrës, por është edhe një ritual shumë i rëndësishëm për meditim dhe për të festuar me piknike në ajër të pastër.

Japan sees earliest cherry blossoms on record as climate warms | The Japan  Times

Në fakt, për kulturën e lashtë japoneze, të mblidhesh me të dashurit e familjarët nën hijen e qershive në lulëzim është mjaft e rëndësishme.

Lulet e qershisë lulëzojnë të gjitha njëherësh por edhe vyshken shumë shpejt, çka do të thotë se gjithçka që lind ikën, duke u bazuar kështu në principin budist që gjithçka duhet shijuar para se të jetë tepër vonë.

How to See Japan's Cherry Blossoms in 2019 | Condé Nast Traveler

Kjo simbolikë u përdor shumë edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke mbartur kështu edhe një simbolikë tjetër, të ushtarëve të rënë dhe të paqes.

E që atëherë, Japonia nisi fushata masive të mbjelljes së pemës së qershisë. Tradita respektohet dhe çdo vit Japonia e mbushur me lule qershie, apo Sakura, shijon Hanami-n, që do të thotë rituali i vëzhgimit dhe shijimit të luleve qe çelin.

Japan in Spring: Tips for Enjoying Cherry Blossom Festivals in Japan! |  LIVE JAPAN travel guide

Artikuj të ngjashëm