Grimeri i famshëm Samuel Rauda, ka pësuar një aksident të rëndë pasi ai u godit nga një makinë në lëvizje.
26 vjeçari ka pësuar gjakderdhje të brendshme dhe tetë dëmtime në tru pasi e goditi kokën në trotuar.
Miku i tij, La Demi, tregoi përmes rrjeteve sociale se make-up artisti ka hyrë në një operacion dhe është ende në spital për t’u shëruar.
Sipas tij, operacioni ka kaluar me sukses dhe tani të gjithë po presin derisa ai të zgjohet, shkruan Hollywoodlife.