Ermal Fejzullahu i dhuron bashkëshortes një superdhuratë!

By

Ermal Fejzullahu di të bëjë dhurata të bukura për familjarët e tij, por që nuk kursehet të ndihmojë aty ku duhet edhe në raste nevoje e tragjedie, si në tërmetin shkatërrues të vitit të kaluar në Shqipëri.

Kësaj here ai zgjodhi ti dhurojë gruas së tij një superdhuratë – një makinë fringo të re!

Ndonëse një makinë të tillë ai e kishte blerë për vete në shtator të vitit të kaluar, ai i dhuroi edhe Arianës, tipin e njëjtë të makinës, vetëm se një ngjyrë tjetër.

Bëhet fjalë për makinë Land Rover Range Rover Velar që kalon shifrën e 100,000 dollarëve.

Kujtojmë që një dhuratë të tillë – një makinë – këngëtari i kishte dhuruar gruas kohë më parë po që tani ka zgjedhur të rifreskojë automjetin e bashkëshortes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm