Dafina sonte vjen me këngën e re

By

2015-ta ishte një vit tejet aktiv për Dafina Zeqirin kur është fjala për prodhime muzikore.

Vitin e nisi me ‘Shumë qef’ në shkurt për të vazhduar me ‘Te ti’ dhe ‘Be a man once’ teksa tani për vjeshtë ka gati projektin e ri.

Kënga e re sipas postimit në Instagram do të jetë gati sonte në orën 18:00 në kanalin zyrtar të Dafinës në Youtube.

Titulli i këngës ‘Oh my oh my (Hate You, Love You) lë përshtypjen se projekti do të jetë i veçantë në tërësi.

Mbetet të shihet në pak minuta se çfarë ka rezervuar Dafina për fansat e saj me këngën e re për të cilën është angazhuar një ‘armatë’ e tërë e stafit të saj. /Prive.al/

https://instagram.com/p/8DlDejzOG6/

Artikuj të ngjashëm