10 personazhet shqiptare me më së shumti ndikim në Instagram!

By

Në një treg të marketingut që po ndryshon çdo ditë, rrjetet sociale zënë pothuajse vendin kryesor të ndikimit.

Me një rritje të shpejtë, të dhjetëfishtë në pesë vitet e fundit, Instagrami është shndërruar në pikë reference ku “beteja” është e fortë edhe në mesin e figurave publike shqiptare.

Me një vëzhgim të thjeshtë të realizuar nga Prive.al ne ju sjellim listën me personazhet me më ndikim në rrjet për Kosovë e shqipëri.

1.Enca Haxhia

Me 2.3 milionë ndjekës, Enca përpos aktivitetit të saj si këngëtare është shumë e angazhuar edhe me profilin e saj në Instagram. Kompanitë që bashkëpunojnë me të janë të shumta.

View this post on Instagram

A post shared by ENCA (@enca)

2. Dhurata Dora

Dy milionëshin e ndjekësve e ka kaluar edhe këngëtarja Dhurata Dora. Krahas promovimit të projekteve të saj muzikore, shpesh ajo e përdor Instagramin si platformë të bashkëpunimit me kompani të ndryshme.

View this post on Instagram

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora)

3. Luana Vjollca

Prezantuesja Luana Vjollca një komponentë shumë të rëndësishme të imazhit të saj e ka edhe pjesën e rrjeteve sociale. Ajo bashkëpunon me marka të ndryshme, veçanërisht të veshjeve në kuadër të promocioneve për Instagram.

4. Valdrin Sahiti

Me 1.7 milion ndjekës, dizejnatori shqiptar Valdrin Sahiti hyn në listën e ngushtë të figurave me më së shumti ndikim. I njohur për veshjet që kanë mbërritur deri tek super yjet botërorë si Beyonce e Cardi B, “databaza” e tij në Instagram përfshin një shifër të barabartë me popullsinë e përgjithshme të Kosovës.

5. Kida

Një shifër të konsiderueshme të ndjekësve dhe interaksionit me shikues e ka edhe këngëtarja Kida. Ajo numëron rreth 1.7 milionë ndjekës në profilin e saj.

View this post on Instagram

A post shared by KIDA (@kida)

6. Tayna

Listës i bashkohet edhe Tayna. Ajo ka mbi një milion e gjysmë ndjekës dhe nuk i lë anash as promocionet në Instagram.

View this post on Instagram

A post shared by Tayna (@tayna)

7. Ledri Vula

Në listën e djemve të paktë në listë, s’kishte se si të mungonte Ledri Vula. Reperi i njohur kryesisht promovon projektet e tij muzikore dhe bizneset që i ka në pronësi.

View this post on Instagram

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula)

8. Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur numëron 1.6 milionë ndjekës.

9. Mozzik

Reperi i njohur i shumë hiteve është një ndër personazhet më influentë. Ai numëron 1,5 milion ndjekës.

View this post on Instagram

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

10. Elvana Gjata

Në top 10-shen e figurave publike me më së shumti ndikim në Instagram hyn edhe Elvana Gjata. Ndonëse nuk është shumë aktive këto kohë me postime të cilat i ka relativisht të rralla, ajo mbetet me ndikimin falë përplot 1.5 milionë ndjekësve.

Artikuj të ngjashëm