Nesër shfaqet premiera e filmit ku luan Blerim Destani

By

Sukseset në kinematografinë botërore po vazhdojnë për aktorin shqiptar Blerim Destani.

Kohë më parë u bë e ditur se Destani do të jetë shqiptari i parë pjesëmarrës në kastin e filmit “Alarm Fur Cobra 11”. Për këtë qëllim, aktori në Prill erdhi për të xhiruar edhe në Elbasan e Tiranë duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjës së kineastëve gjermanë.

Gjithë kësaj pune i ka ardhur koha që të shfaqet vizuelisht në ekran përpara audiencës gjermane dhe jo vetëm. Nesër me 8 shtator premiera në të cilën do të jetë prezent Blerimi, zë vend në Berlin dhe Koln, kurse dy ditë më vonë në kanalin gjerman RTL nga ora 20:15.

Ndryshe, ky telefilm shumë i dashur për gjermanët shfaqet që nga viti 1996 dhe pëlqehet edhe në Austri, Itali, Francë, Spanjë, Belgjikë e Suedi por edhe Meksikë, Kinë dhe Indi. Per realizmin e tij, shteti gjerman ka dhënë në dispozicion një autostradë prej 20 kilometrash për xhirimin e skenave të aksionit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm