Prishet miqësia e treshës së Top Channel ?!

By

Përbënin një treshe të pandarë jo vetëm në ekran por edhe në jetën e përditshme. Prezantuesit e Top Channel Arbana Osmani, Ledion Liço e Xhemi Shehu shiheshin gjithmonë bashkë në ahengje e ndenja dhe këtë e shfaqnin pa përtesë në rrjete sociale.

Por, tash e një kohë gjërat kanë ndryshuar dhe Arbana është distancuar duke mos e shfaqur afërsinë e dikurshme. E gjithë kjo për një arsye të vetme, Big Brother. Spektakli nga i cili u largua siç u tha në fillim përkohësisht, mund të jetë shndërruar në mollë sherri në miqësinë e kahmotshme të saj me Ledionin transmeton Lapsi.al.

Ky i fundit që ka krijuar përshtypjen e të përkëdhelurit të bordit të Top Channel falë lidhjes me vajzën e themeluesit të ndjerë sipas mediave shqiptare është favoriti për timonin e prezantimit të edicionit të nëntë të reality-show përderisa Arbana megjithëse shumë e dashur për publikun ende nuk dihet saktë se çfarë do të udhëheqë në sezonin e ri.

Në mes të kësaj situate, prezantuesja Osmani përmes një fotoje me Rezart Agën, ish producentin e Big Brother ka kujtuar kohërat e arta të shikueshmërisë nën përshkrimin ‘Old squad is back!’ ndoshta për të tjera bashkëpunime.

Ndryshe, Top Channel ka nisur sezonin e ri çuditshëm pasi me vendime të prera ka befasuar duke larguar nga ekrani fytyra ikonë të këtij televizioni. /Prive.al/

Screenshots_2015-09-07-18-52-30

Artikuj të ngjashëm