Gold Ag po bëhet baba, zbulohet ‘rastësisht’ shtatzënia e gruas së tij?

By

Në mesin e meshkujve të famshëm që pritet të bëhen baba për herë të parë dhe atyre që tashmë janë bërë, po i shtohet edhe një emër tjetër.

Gold Ag dhe bashkëshortja e tij Ermira Shkodra, presin fëmijë.

View this post on Instagram

Një jetë me jetë ❤️ @arianagushi

A post shared by 𝑬𝒓𝒎𝒊𝒓𝒂 𝑺𝒉𝒌𝒐𝒅𝒓𝒂 𝑨𝒈𝒖𝒔𝒉𝒊 (@dr.ermirashkodra) on

Të paktën kështu ka ‘zbuluar’ një kolege e gruas së Arian Agushit, në koment në njërën nga fotografitë e saj nga pushimet në bregdetin turk.

“Një nënë e ardhshme mahnitëse”, ka shkruar ajo duke i bashkëngjitur një zemër komentit.

Tre korriku ishte dita e fundit që ka postuar Ermira në Instagram, deri pak orë më parë duke pozuar me çantë para barkut.

Rreth shtatzënisë së saj, nuk ka asnjë konfirmim nga çifti megjithatë, kolegia e saj e zbuloi padashje lajmin dhe ne mezi po presim ta shohim publikisht me barkun e rrumbullakosur./Prive.al

Artikuj të ngjashëm