Flori Mumajesi sot feston ditëlindjen e 33-të të tij. Shumë prej miqve e adhuruesve e uruan këngëtarin në këtë ditë të veçantë për të.
Njëri ndër urimet më speciale ishte ai i Elvana Gjatës e cila është shprehur me admirim e respekt për kolegun e saj.
“Kuqezi je ti! Vërtet ti! Duke dhënë shpirtin dhe dashurinë tënde,të gdhendur në muzikë, për vendin tënd,për njerëzit e tu. Gëzuar krenari Shqiptare!” – është shprehur këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ndryshe, Elvana dhe Flori përbëjnë një armatë të fuqishme artistike e cila ndër vite ka ditur të prodhojë në mënyrë kontinuale hite të njëpasnjëshme. /Prive.al/