Performanca e Yll Limanit në Tiranë: Aurela Gaçe ka për të thënë diçka (VIDEO)

By

Mbrëmë në sheshin e Tiranës pati koncert të organizuar nga Bashkia ku kënduan live Ledri Vula, Yll Limani, Argjentina Ramosaj, Alban Ramosaj, Arilena Ara e Fifi.

Mijëra njerëz ishin prezent për t’i parë e dëgjuar nga afër njërin prej artisvtëve të tyre të preferuar.

Secili prej këngëtarëve postoi video në rrjete sociale për të dokumentuar atmosferën e mrekullueshme që mbretëroi atje.

Por njëra prej performancave ishte më e veçantë për Aurela Gaçen, pasi këngëtarja zgjodhi që videon e Yll Limanit ta ripostonte në llogarinë e saj në Instagram.

“Ooo sa bukur sa bukur more @ylllimani
Degjojeniiiii “DRITAT ” live ne Shesh .
Kenga s’ka pak qe ka dale, por ky talent I ri ,I ja ka dale me menyren e vete origjinale .
.
Shpresoj qe suksesi yt ti jape forca nje te riu tjeter, qe te mos dorezohet e te shfaqe veten e vete ne muzike, se heret a vone, do ta duan pikerisht per ate qe eshte.
Repost from @yllilimani”, shkroi këngëtarja duke lavdëruar Yllin i cili së fundmi po punon mjaft shumë në projekte të reja”./Prive.al

https://www.instagram.com/p/BiP-jorgL_1/?taken-by=aurelagaceofficial

Artikuj të ngjashëm