Liam Gallagher, Dua Lipa dhe Paul McCartney janë në mesin e 1.500 artistëve që kanë nënshkruar një letër të hapur duke kërkuar mbështetje për skenën e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar.
Ed Sheeran, Rolling Stones dhe Coldplay gjithashtu nënshkruan letrën drejtuar sekretarit të kulturës në Britani duke paralajmëruar ndikimin e Covid-19 në ambientet dhe muzikantët.
Në letër thuhet se industria e muzikës po përballet me “falimentime masive”, me koncerte dhe festivale që nuk ka gjasa të kthehen deri në vitin 2021, transmeton Klan Kosova.
Në letrën drejtuar Oliver Dowden kërkohet “afat i qartë, i kushtëzuar” për rihapjen e vendeve pa distanca sociale, mbështetje financiare dhe përjashtim të TVSH-së në shitjet e biletave.
E kësaj thirrje për ndihmë i bashkohet edhe Rita Ora. Në llogarinë e saj në Instagram ajo shkruan:
“Lonely Together (2019)
Tani për tani, e ardhmja për qindra mijëra njerëz që punojnë në muzikë live është e pasigurt. Jam shumë e nderuar të jem pjesë e thirrjes në Qeverinë e Britanisë për të mbrojtur arenat, festivalet dhe të gjithë ata që punojnë në sektorin live !! ❤
Le ta tregojmë të gjithë mbështetjen tonë për njerëzit që kanë nevojë duke ngarkuar foto nga shfaqja e fundit ku shkuat me #LetTheMusicPlay dhe të dëgjohen!!” /Prive.al