Interpretuesi i hiteve të shumta gjatë viteve të 90-ta me grupin ikonik të viteve të 90-ta TNT.
Ferki Shala, mitrovicasi me zërin karakteristik që na mbetet çdo herë në mendjen tonë dhe nuk na largohet.
Së fundmi ai i ka munguar skenës muzikore dhe që një kohë është tërhequr nga muzika.
Por, dje për pak momente ai i është rikthyer zanatit të vjetër.
Në një video të publikuar nga Luan Macula, shihet një duet solistit aktual të grupit TNT Bekim Hallaqi-Belle dhe Ferkiut.
Ndoshta kjo ishte një sinjal për fansat e këtij grupi se ai mund të rikthehet.
I kontaktuar nga Klan Kosova, Ferki Shala, tha se ai ishte mysafir në studion e Nexhat Macules dhe këtë interpretim e kanë bërë për siç thotë ai për qejf.
“Kam qenë mysafir në studio për dy apo tre orë te Nexhat Macula dhe Belle. Aty kemi kaluar shumë mirë. Jo nuk planifikoj kthimin në muzikë. Unë e kam gjetur vetën mirë tjetër kah. Ka qenë për qef”.
Fansat e TNT asnjëherë nuk mund t’i harrojnë këngët që i ka kënduar Ferkiu:
“200 Ditë”, “Këto ura”, “Le të qeshin sytë e tu” dhe shumë hite të tjera.