Stresi kërkon ndihmë për ndërtimin e një shtëpie për një familje në Tropojë

By

Stresi ka vizituar së fundmi Tropojën.

Reperi shqiptar hyri në Instagram për të ndarë një video me anë të cilës ka dokumentuar vizitën.

Ai tregoi se janë dhuruar disa të holla për një familje e cila ka nevojë t’i rikonstruktohet edhe shtëpia e djegur.

Artisti kërkoi ndihmë përmes Instagramit duke shkruar: “Vizita ime ne tropoje ishte e mrekullueshme madje i falenderoj nga zemra per mikpritjen. Kam nje Appel per ju firmat e ndertimit te rrethit te Bajram Currit Sepse pashe shume ne tropoje firma te tilla ? e mbani mend familjen Ne Cerrnice te tropojes qe ju dogj shtepia? Bashkia e Tropojes I dhe 1500euro nje shume qesharake 😥😥😥 I bej Thirrje te gjithve tja rikontstruktojm shtepin e djegur famlijes prej 7 antareve”.

Artikuj të ngjashëm