Gjyste Vulaj ndan përsëri pamje nga shtëpia e saj luksoze, nuk do ta besoni dollapin e saj të rrobave!

By

Gjyste Vulaj theu çdo tabu si këngëtare që në moshë të re, që do të mbahen mend gjatë.

Ajo, po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale. Ajo në Instagram me ndjekësit e saj ndan fotografi nga më të ndryshmet, qoftë nga përditshmëria e saj po edhe nga koncertet e saj.

E së fundmi ka vendosur që me ndjekësit ta ndajë një kënd të shtëpisë së saj të cilën tregon se e ka në qejf ta dekoroj.

Arredimi i kuzhinës së saj nuk dallon shumë nga një sallon drekimi të një pallati mbretëror. Një tavolinë e bardhë me 16 karrike, shandanë dhe pajisje kuzhine të bardha, japin imazhin e një luksi të vërtetë

Në Instastory të Instagramit ajo po ashtu ndau edhe pamje nga dollapi i saj. Dhe nuk është dollap aspak i zakonshëm, por është një dhomë e madhe ku ka shumë dollapë, ku janë renditur veshje të markave luksoze, të aksesorëve dhe këpucë të panumërta! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm