Pesë gabimet që bëni me vendosjen e maskave

By

E kemi thënë edhe më herët që maskat tani janë bërë pjesë e normalitetit të ri. Njerëzit duket sikur po përshtaten me këtë fakt dhe çdo ditë e më shumë përdorimi i tyre po zgjerohet. Gjithsesi, duhet të keni parasysh që vetëm duke vendosur një maskë nuk po mbroni siç duhet veten apo të tjerët.

Për të ndihmuar në përhapjen e Covid-19 ju duhet ta vini maskën në mënyrën e duhur dhe të shmangni me patjetër gabimet që bëni më shpesh.

#Gabimi 1. Maska ju mbulon vetëm gojën

Nëse e keni vendosur kështu gjatë kësaj kohe, keni bërë gabim. Maska duhet të mbulojë dhe pjesën e hundës, pasi në të kundërt gjasat që të infektoheni nga vetë maska juaj përmes hundës janë të mëdha.

#Gabimi 2. Maska juaj është në kontakt me pjesë të tjera të trupit apo gjëra tuaja personale

Maska s’duhet të jetë në kontakt me rrobat tuaja, pjesë të tjera të fytyrës apo të trupit. Nëse veproni kështu, funksioni i saj nuk po kryhet siç duhet. Një tjetër gabim i madh është vendosja rreth zonës së qafës kur nuk e keni në fytyrë.

#Gabimi 3. Maska nuk qëndron mirë në fytyrën tuaj.

Ideja e maskës është të krijojë një barrierë që nuk lejon ajrin të futet brenda. Në të njëjtën kohë duhet të jetë e rehatshme dhe të mos ju besdisë gjatë kohës që e keni vendosur, shkruan anabel. Nuk ka rëndësi nëse e blini apo e bëni vetë, thjesht duhet të përputhet me fytyrën tuaj në mënyë që të mos jetë më e madhe seç duhet.

#Gabimi 4. Maska mbulon vetëm majën e hundës tuaj

Maska duhet të përfundojë në kurrizin e hundës suaj, as në fund dhe as tek maja e saj. Nëse mbuloni vetëm majën e hundës, po lejoni që ajri jashtë të futet në gojën tuaj.

#Gabimi 5. Nuk e lani siç duhet pasi e hiqni

Nëse do ta përdorni disa herë, sigurohuni që ajo të mos bëhet burim infektimi. Kur ta hiqni lëreni të ziejë për 10 minuta para se ta përdorni për herën e dytë. Nëse e shihni që maska është dëmtuar pas disa larjesh, është koha ta zëvendësoni.

Artikuj të ngjashëm