Këngëtarja Dafina Zeqiri sot ka festë. Një nga artistet më të dashura shqiptare sot mbush 31 vjet.
E këtë ditëlindje edhe pse në karantinë Dafina nuk mund të ishte më krenare për veten pasiqë më shumë se një dekadë është ndër më të kërkuarat.
Në vitin 2007, artistja debutoi në Polifest me këngën “Rrallë e përmallë” ku i gjithë publiku u dashurua me të.
Një vit më pas publikon albumin e parë “Knockdown” e merr pjesë në Kënga Magjike duke marrë zemrën e gjithë Shqipërisë.
Që atëherë, Dafina ishte dhe vazhdon të jetë emri më i përmendur i muzikës shqiptare duke pasur fansa të shumtë.
Që emri i saj nuk ka pasur ulje por vetëm ngritje e tregoi edhe kënga e fundit “Një herë në jetë”, që po grumbullon miliona klikime.
Edhe pse e izoluar, Dafina ka shumë arsye për të festuar edhe brenda karantinës.
Edhe 100./Prive.al