Kënga e re e Max, e para nga albumi i saj debutues, “Kings & Queens”, vazhdon të përcaktojë tingullin e saj shumëngjyrësh dhe mesazhin e hapur feminist.
Sapo është publikuar videoklipi i saj për këngën “Kings & Queens”, dhe këngëtarja pohon se është frymëzuar nga nëna e dragonjve, Khaleesi nga seriali i famshëm “Game of Thrones”.
“Gjithmonë kam dashuruar temat teatrale dhe të vishem. Dhe vitin e fundit, është qesharake, miqtë më kanë thënë, ‘Oh zot, ti më kujton Khaleesi-n’. Ata vazhduan ta thonë këtë, kështu që unë mendova, “Oh zot, pse nuk bëj një temë të ngjashme me Game of Thrones për videoklipin e radhës?” – tha këngëtarja për revistën Paper.
Ju mund të ndiqni videoklipin e ri të këngëtares shqiptaro-amerikane, në videon e mëposhtme. /Prive.al