LDK në vizitë tek Adelina e Zanfina!

By

Prej ditës kur zonjës Mona Ismaili iu dha lamtumira e fundit dhe u hap dera për familjarë e miq, të shumtë kanë qenë ata që kanë gjetur kohë për t’i ngushëlluar motrat Ismaili.

Ndër ta, sot kanë qenë delegacione nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Eksponentë të rëndësishëm të këtij subjekti politik, kryetarë komunash si ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri kanë ngushëlluar sot Adelinën, Zanfinën, Emën e mbarë farefisin me rastin e kësaj humbjeje tronditëse.

Në këto momente nuk kishte se si të mungonte as familja e Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugovës që poashtu kanë qenë sot në të pame.

Ndryshe, motrat Ismaili historikisht kanë qenë gjithmonë përkrahëse të filozofisë së Presidentit Rugova dhe madje për figurën e tij kanë realizuar edhe projekte muzikore. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm