Pas tre vitesh Rihanna solli këngë të re por i mërziti fansat e saj

By

Fansat e Rihanna-s pritën tre vjet për muzikë të re nga ylli i pop-it – por gjithçka që ata morën ishin disa vokale në sfond.

Këngëtarja barbadiane, 32 vjeçare lëshoi të enjten këngën e re “Believe It”, me PARTYNEXTDOOR – emri i skenës së këngëtares kanadeze Jahron Anthony Brathwaite, 26 vjeçare, por ushtria e saj e ndjekësve të devotshëm është e zhgënjyer. RiRi këndon vetëm disa vokale përcjellëse.

“Rihanna me të vërtetë më bëri që të pres tre vjet për disa vokale në sfond?” shkruan një fans mërzitur në Twitter, ku mblodhi 6,500 pëlqime deri më tani.

Albumi i fundit i Rihanna-s ishte “Anti”, që u publikua në vitin 2016, i cili përfshinte këngën “Work”.

 

Artikuj të ngjashëm