R. Kelly është ngarkuar me akuza të reja në Çikago që pretendojnë se abuzoi seksualisht me një viktimë tjetër të mitur për një periudhë katër vjeçare duke filluar në 1997.
Aktakuza e re kundër këngëtarit e ngritur të premten në gjykatën federale të Çikagos, përfshin një viktimë të dyshuar e cila thotë se ajo ishte 14 ose 15 vjeç kur Kelly abuzoi me të.
Dosja përfshin gjithashtu detaje të reja me pretendime se Kelly – emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly – dhe të pandehurit Derrel McDavid dhe Milton Broën aranzhuan pagesa me gjashtë shifra tek individët për marrjen e videokaseteve të Kellyt duke abuzuar seksualisht me të miturit.
Çështja e Kelly në Wind City është planifikuar të dalë në gjyq në prill. Ai akuzohet atje për prodhimin dhe marrjen me pornografi për fëmijë dhe joshjen e të miturve për të bërë seks me të.