”Flokët janë të një rëndësie të madhe, për të paraqitur veten, veçanërisht në skenë”, është shprehur njeriu që qëndron prapa paraqitjes së Jennifer Lopez në Super Bowl 2020, javën që e lëm pas.
Chris Appleton, ka thënë se e gjitha qe një sfidë, pasi rezultati i tërë paraqitjes perfekte të Jennifer Lopez në skenë, ishte një javë e pandalshme përplot prova.
“Kishim kënaqësi duke provuar pamje të ndryshme”, thotë Chris, i cili ka qenë në Florida të Jugut gjatë gjithë javës duke u përgatitur me Lopez.
Ndërsa Appleton normalisht përgatiti flokët e superyllit për një performancë dy-orëshe – duke marrë në konsideratë djersën, makinat e erës dhe krhërit e ndryshëm – ai ka shtuar se atë natë kishte një shtresë shtesë të ndërlikimeve: lagështia.
“Miami është vendi më i keq për flokët”, bën shaka Appleton për lagështinë dhe indeksin e nxehtësisë të qëndrueshme të qytetit.
“Sado e lehtë të duket, është shumë planifikim për t’u siguruar që flokët të lëvizin drejt në ato gjashtë minuta të rëndësishme”.
Gjithçka u përdor për rregullimin e flokëve të Jennifer Lopez!
Stilisti i Jennifer Lopez, ka treguar disa hapa se si arriti të sjellë një pamje mahnitëse të Jennifer Lopez.
Ai thekson që ‘’kaçurrelat në formë, janë e gjithë ajo që i duhen’’ dhe për këtë Appleton pohon se fillimisht ka përdorur hekur më të vogël për t’ju dhënë formë flokëve, e më pas ka përdorur elemente të tjera.
E gjihë kjo për të arritur një formë dinamike të flokëve, ku përfundimisht ai iu vendos atyre kapëse në rrënjë, e pastaj në gjithë kokën vepron me ajër të freskët nga një tharëse.