Roza Lati dhe Stine kapen mat në after party të Dance With Me

By

Lajmi se Stine dhe Roza Lati, dikur çift në lidhje disa vjeçare do të jenë partnerë kërcimi në Dance with Me bëri shumë bujë.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një ish-çift të bashkohej me kompromis në një eksperiencë televizive 12 javore.

Edhe pse mund të tingëllojë e sikletshme, kështu nuk mund të themi për Rozën dhe Stinen pasi siç raportojnë mediat shqiptare dyshja po e shijon aventurën përtej komplekseve.

Pas provave jo dhe aq të lehta suksesi në natën e parë të spektaklit ka ndikuar që vajza energjike e ekranit dhe kantautori i njohur t’i sheshojnë debatet.

Madje në një foto të shkrepur nga Revista Class në after party, Roza nuk ka përtuar as të ulet në prehërin e Stines. Nga çfarë shihet, ish-çifti meriton çdo lëvdatë sepse po tregojnë se dinë të luajnë lojën mjaft mirë. /Prive.al/

Screenshots_2015-09-23-09-28-49

Artikuj të ngjashëm