Pas fotove që qarkulluan në internet, çifti i famshëm po shkojnë në terapi

By

Si duket e gjithë rrëmuja dhe vëmendja mediatike që u shkaktua në dhjetor të vitit të kaluar, nuk ka ndihmuar çiftin e famshëm Justin Timberlake dhe Jessica Biel. (Klikoni këtu për artikullin e plotë)

Në dhjetor, Justin Timberlake pretendoi se kishte pirë pak më shumë se që duhet, kur ai u pa duke mbajtur duart me kolegen e tij të filmit Alisha Wainwright ndërsa ata ishin jashtë në New Orleans.

Sipas një raporti të ri të Us Weekly, Jessica dhe Justin kanë ditët e tyre të mira dhe ditët e këqija, siç kanë shumë çifte, dhe ata do të shkojnë në terapi për të provuar të punojnë në martesën e tyre.

Burimi tha, “Ndonjëherë ata do të kenë një ditë të shkëlqyer së bashku, dhe ditë të tjera do të debatojnë.” Gjithashtu shpjegoi se Justin di saktësisht se çfarë të thotë për ta bërë Jessica-n të ndjehet më mirë për të gjithë situatën. Burimi shtoi, “Justin e di saktësisht çfarë Jessica dëshiron të dëgjojë për të lehtësuar çdo stres. Ata besojnë se është konstruktive për lidhjen e tyre … ai po përpiqet tej mase për të dëshmuar veten e tij. ”

Burimi: Cosmopolitan

 

Artikuj të ngjashëm