Në shumë raste, këngëtarja shumë e dashur Bleona pretendoi se të famshme tjera e kopjuan ose thjesht u frymëzuan nga ajo.
Bleona që konsideron veten si ajo ‘që vendos trende’, publikoi emra si Britney Spears, Lady Gaga, Paris Hilton, Nicki Minaj, Jennifer Lopez, Rihanna etj., duke pretenduar se u frymëzuan nga ajo.
Në vitin 2017, ajo kishte publikuar një kolazh të dukjeve të saj dhe se si këta yje e bënë më pas.
E kësaj radhe ajo publikoi një tjetër emër, aktoren e famshme Gwyneth Paltrow në fotosesionin e saj të fundit për Haper’s BAZAAR.
Ajo krahason veshjen e saj në Grammy Aëards 2015 të krijuar nga Shpëtim Zero, me veshjen e aktores në kopertinë.
Ndonëse ideja e korsesë anatomike nga metali është e njëjtë në të dyja rastet, është rastësi, frymëzim apo kopjim, si mendoni ju?